Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Lëvizje në polici, ndryshojnë shefat e komisariateve në Tiranë dhe rrethe
Struktura e policisë së shtetit ka prezantuar ndryshime të tjera në nivel të shefave të komisariatit. Konkretisht: Kryekomisar Besmir Qibini nga Shef komisariati Kukës shkon Shef komisariati nr. 3 Tiranë; Komisar Besmir Dervishi nga Shef komisariati nr. 3 Tirane shkon Shef Komisariati nr. 5 Tiranë; Kryekomisar Idriz Daulle nga shef Komisariati nr.5 Tiranë shkon Shef Komisariati nr.7 Tiranë; Kryekomisar Robert Losha nga shef Komisariati nr.7 Tirane shkon Shef Komisariati Mat; Kryekomisar Ervis Sançolli nga shef komisariati Mat shkon Shef Komisariati Lezhë; Komisar Oltion Gjoni nga shef komisariati Lezhë shkon shef komisariati Kukës.