“Pse jemi ndryshe?!”/ Veliaj merr si shembull kolegun socialist: U la në arrest shtëpie dhe nuk u shkarkua

“Pse jemi ndryshe?!”/ Veliaj merr si shembull kolegun socialist: U la në arrest shtëpie dhe nuk u shkarkua

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë si shembull rastin e kolegut të tij socialist, Rexh Byberi i cili ka drejtuar bashkinë Tropojë. Veliaj përmendi se teksa ishte kryebashkiak, ai u vendos në masën e sigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme, por nuk u shkarkua nga detyra.“Kryetari i bashkisë Tropojës ka qenë 11 muaj arrest në shtëpi… pse është ndryshe një kryetar i Tropojës dhe ai i Tiranës. Kemi disbalancë. Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësisë. Po sikur nesër t’ia bëjnë Ogertës, Florit, Arlindit një masë? Kjo është betejë që po e bëj dhe për ata që do vijojnë pas meje. Për shpirt do doja të isha në zyrë, jo në burg me delegim. Një strukturë e shtetit më mban në Durrës, një strukturë e...