Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            “A mbrohet interesi publik duke munguar nga detyra?” Veliaj- Këshillit të Ministrave: Pse nuk u shqetësuat për delegimet e kryetarit të Tropojës?! Po mbani dy standarde
                            Erion Veliaj është duke iu përgjigjur tani pyetjeve që po i vijnë nga përfaqësuesit ligjor të Këshillit të Ministrave. Përfaqësuesi ligjor i Këshillit të Ministrave: A mbrohet interesi publik dhe parimet kushtetuese ku i zgjedhuri nuk kryen, për shumë arsye, detyrën e e besuar nga zgjedhësit? Erion Veliaj: Kjo pyetje do ishte e ndershme nëse do ia bënit edhe kryetarit të Tropojës, prej 11 muajsh, kjo tregon se po bëni diferencim. Sa kohë s’u kanë shqetësuar delegimet e kryetarit të Tropojës, nuk duhet t’u shqetësojnë as delegimet e mia. Duke mbajtur dy standarde nuk po prodhoni drejtësi.   Top Channel
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                   