Veliaj replikon me juristin e Kryeministrisë: Nuk shqetësoheni për qytetarët e Tropojës që kanë 11 muaj pa kryetar, po targetoni një njeri të vetëm!

Veliaj replikon me juristin e Kryeministrisë: Nuk shqetësoheni për qytetarët e Tropojës që kanë 11 muaj pa kryetar, po targetoni një njeri të vetëm!

Erion Veliaj TIRANE- Herald Jonuzaj përfaqësoi sot interesat e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese. Ai e pyeti Erion Veliajn se sa e ligjshme është që një njeri i pazgjedhur nga qytetarët si Anuela Ristani të drejtojë bashkinë për një afat të pacaktuar. Veliaj zgjodhi ti përgjigjej vetë, duke i kujtuar rastin e bashkisë Tropojë, ku Rexhë Byberi ka 11 muaj me masën e sigurisë "arrest shtëpie" dhe bashkia drejtohet nga një i deleguar prej tij.  Diskutimi në GJK Kryeministria Herald Jonuzaj: Kompetencat e deleguara te nënkryetari. A mund të kryhen të gjitha kompetencat e deleguara? Delegimi a është në përputhje me procedurat administrative? A është në përputhje me Kushtetutetën, nenin 109,pika 2, që kompetencat të ushtrohen nga një i pazgjedhur pa afat kohor të caktuar? ...