Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            “Sot gjendem në një roman të Kafkës”/ Veliaj: Një pjesë e shtetit më mban në Durrës, një pjesë më thotë pse nuk je në Tiranë
                            Në seancën në Gjykatën Kushtetuese, kryebashkiaku Eion Veliaj thotë se ndodhet në një absurditet, në një roman të Kafkës, siç e cilësoi ai. Veliaj thotë se një pjesë e shtetit e mban në Durrës dhe një pjesë i thotë pse nuk je në Tiranë.  “Përgjigja e ndershme do ishte kjo, për shpirt do doja të isha në zyrë, jo në burg me delegim. Një strukturë e shtetit më mban në Durrës, një strukturë e shteti më thotë pse nuk je në tiranë, duke pasur parasysh raportin e Venecias kujdes me masat e kryetarëve të bashkive, nuk janë vetëm të drejtat e individit që po shkeljen, por edhe të qytetarëve, sot gjendem në një absurditet, në një roman të kafkës”, tha Veliaj. 
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                    
                    
                   