“Nuk kam vdekur, s’ka vendim të formës së prerë e as kam dhënë dorëheqje”, Veliaj rendit arsyet pse duhet të vazhdojë detyrën. GJK ndërpret seancën për 30 minuta

“Nuk kam vdekur, s’ka vendim të formës së prerë e as kam dhënë dorëheqje”, Veliaj rendit arsyet pse duhet të vazhdojë detyrën. GJK ndërpret seancën për 30 minuta

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj renditi argumentet e tij para Gjykatës Kushtetuese se pse duhet të vazhdojë ushtrimin e detyrës.  Veliaj tha se duhet të rikthehet në detyrën e kryebashkiakut dhe kërkoi rrëzimin e vendimit të Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Ministrave.  Erion Veliaj: Kur nënkryetari i bashkisë vdes, nuk kam vdekur, besoj është provë prezença ime këtu. Kur humbet zotësinë juridike për të vepruar për vendim të formës së prerë, nuk ka vendim.Kur kandidon për deputet. Nuk ishte nga ata kreytarë bashkie që kandiduan për deputetë.  Nuk është banor i përhershëm i bashkisë. Jam vetëm përkohësisht në Durrës se kjo masë është e përkohshme. Jep dorëheqjen. Nuk më është kërkuar dhe nuk e kam dhënë dorëheqjen. Nuk pranon të bëjë betimin. Pikërisht se kam bërë betimin, jam këtu.  *** Pas dëgjimit të argumenteve nga Veliaj dhe avokatët e tij, kryetarja e GJK, Holta Zaçaj ndërpreu...