“Zoti i faltë se nuk dinë ç’bënë”/Veliaj sulmon këshilltarët socialistë: Erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, jam fyer rëndë

“Zoti i faltë se nuk dinë ç’bënë”/Veliaj sulmon këshilltarët socialistë: Erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, jam fyer rëndë

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar me tone të forta mbrojtjen e tij në seancën në Gjykatën Kushtetuese, ku kundërshton vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra. Ai e ka cilësuar si “fyerjen më të rëndë të jetës” argumentin zyrtar të largimit të tij për “mungesë tre mujore në detyrë”. “Tirana është një qytet që rreh me pulsin e kombit tonë. Arsyeja për të më larguar mungesa tre mujore në detyrë, është fyerja më e rëndë e jetës sime, sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, ata që më njohin më mirë se kushdo tjetër, që as nuk më njoftuan e as nuk më dëgjuan. Zoti i faltë, sepse nuk dinë çfarë bëjnë. Lutem për ta çdo natë,” u shpreh Veliaj. Ai e cilësoi vendimin...