Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli thirret në Prokurorinë e Tiranës
Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës. Burime për Top News bëjnë me dije se konflikti mes aksionarëve për Aeroportin e Vlorës, është arsyeja për të cilën ai është thirrur në Prokurori. Po ashtu mësohet se Pacolli është edhe kallëzues por edhe i kallëzuar nga Valon Ademi. Ndërkohë gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Pacolli është thirrur nga prokurori Ndini Tavani dhe oficeri Andri Dervishi, për t’u pyetur si deklarues për 47 për qind të aksioneve të aeroportit dhe mosmarrëveshjen me Valdon Ademin. Marrja në pyetje e Pacollit po kryet si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe konfliktin me aksionerin Valdon Ademin dhe ish-administratorin e kompanisë “Vlora Internacional Airoport”, Valon Lluka. Pacolli po pyetet jo...