Burimi: 
								ntv.al
								
							 
                                
                                    Foto © ntv.al                                
                            Ankimi i Veliaj/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë do shqyrtohet në themel të çështjes
                            Gjykata Kushtetuese me vendim unanim rrëzoi kërkesën e Presidencës që të mso ishte palë në çështjen e ankimit të Erion Veliajt, me argumentin se dekreti për zgjedhjet nuk mund të shqyrtohet nga Kushtetuesja. Trupa gjykuese e Kushtetueses tha se dekreti do të trajtohet në themel të çështjes dhe për të do të vendoset në fund si për çdo element tjetër të padisë. “Çështja e juridiksionit të Gjykatës për shqyrtimin e dekretit të presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, kërkesa juaj nuk pranoi në këtë fazë të shqyrtimit, por do trajtohet si pjesë e themelit të çështjes”, tha Holta Zaçaj.  
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                   