Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Organizoi në 2021 kultivimin e bimëve narkotike në Krujë, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari
                            Një 33-vjeçar, është ekstraduar ditën e sotme, 31 tetor, nga Italia në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. I riu, është dënuar në vitin 2023 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me 4 vite heqje lirie, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, 33-vjeçari organizoi kultivimin me bimë narkotike të një sipërfaqe toke që është pronë publike në fshatin Krastë, Krujë. Ai bashkëpunoi së bashku me tre persona të tjerë, por tentativa e këtij krimi u parandalua që në fazë fillestare. Të riut i ka mbetur dhe rreth 1 vit burgim për të vuajtur. “Në vitin 2021, organizoi kultivimin e bimëve narkotike në Krujë, ekstradohet nga Italia, 33-vjeçari. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   