Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Seanca në Kushtetuese/ Veliaj mbërrin në Gjykatë i prangosur, prezencë e shtuar e policisë, ish-kryebashkiaku pritet me brohoritma (Video)
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra. Veliaj ka lënë ambientet e paraburgimit në Durrës dhe tashmë ka mbërritur në Tiranë. Ai është pritur me brohoritma në Gjykatën Kushtetuese nga qytetarë që thërrisnin “Forca Lali”. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se ka prezencë të shtuar të policisë së rendit në perimetrin e gjykatës. Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në gjykatën kushtetuese i rrethuar nga policët. I prangosur dhe nën shoqërinë e masave të rrepta të sigurisë, Veliaj sapo ka zbritur nga fugoni i policisë ka parë nga gazetarët, të cilët po ndjekin hap pas hapi seancën e sotme. Përfaqësuesit ligjor të Veliajt në seancën e...