Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Rivaldo kundër Xabi Alonso: E pëlqen apo jo, Vinicius është lojtari më i mirë në botë sipas FIFA-s
31 Tetor 2025 9:35 Alfred Lleshi Legjenda braziliane dhe fituesi i “Topit të Artë” më 1999, Rivaldo, komentoi reagimin e zemëruar të Vinicius kur Xabi Alonso e zëvendësoi në “El Clasico” ndaj Barcelonës: “Qëndrimi i tij nuk ishte i drejtë. Nuk pajtohem me atë që bëri, por duhet t’i jepet një shpjegim, sepse nuk është vetëm kjo ndeshje, por një kontekst i zëvendësimeve të tij të përsëritura”. Ai theksoi cilësinë e jashtëzakonshme të sulmuesit të Real Madridit: “E pëlqen apo jo, Vinicius është ende lojtari më i mirë në botë sipas FIFA-s” (duke iu referuar çmimit ‘The Best’ që ka fituar). Rivaldo iu drejtua edhe Alonsos: “Një lojtar si Vinicius, me vlerë të madhe për Real Madridin, nuk mund të zëvendësohet në 7 ndeshje radhazi,...