Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Krasniqi: Po krijohet precedent i rrezikshëm me shkarkimin e Veliajt, mund të ndodhë në çdo bashki
Analisti Afrim Krasniqi tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN se me shkarkimin e Erion Veliajt pas kërkesës së këshillit bashkiak të Tiranës, po krijohet një precedent i rrezikshëm në vend, ku mazhoranca shkel Kushtetutën, e cila i mbron drejtuesit e zgjedhur vendorë. “Vendimi më i keq i mundshëm që mund të marrësh mos me marr vendim siç ka ndodhur të paktën në disa raste vitin e kaluar, raste shumë të njohura dhe nuk arrihet dot të bëhet pesçja dhe ky do ishte zgjidhja më e keqe që mund të na japë Gjykata Kushtuese. Vendimi më i mirë për mua – unë personalisht nuk e pranoj idenë që një ekzekutiv ose një këshill bashkiak mund t’ ndërpres mandatin një të zgjedhuri...