Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Erion Veliaj del nga qelia e burgut të Durrësit, shoqërohet për në Gjykatën Kushtetuese
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj la paraburgimin e burgut të Durrësit dhe po transferohet nga Policia e Burgjeve drejt Tiranës ku do të marrë pjesë në seancën në Kushtetuese. Kjo gjykatë do të shqyrtojë padinë e Veliajt kundër vedimit për shkarkimin e tij nga detyra, si dhe dekretit të firmosur nga Presidenti Bajram Begaj. Gjykata Kushtetuese pezulloi zbatimin e këtij dekreti, në pritje të vendimit përfundimtar. Veliaj ka kërkuar të jetë personalisht i pranishëm në seancën, e cila sipas njoftimit zyrtar do të jetë publike. Për këtë qëllim, është marrë miratimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pas autorizimit me shkrim të SPAK. Gjykata Kushtetuese ka dërguar më herët shkresën përkatëse, duke mundësuar pjesëmarrjen e tij në seancën e së premtes. Erion Veliaj ndodhet në...