Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            VIDEO / Do marrë pjesë në seancën në ‘GJK’, Veliaj lë paraburgimin nën masa të rrepta sigurie
                            Ish kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lënë ambientet e qelisë në burgun e Durrësit dhe është nisur drejt Tiranës, ku do të marrë pjesë në seancën në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin nga detyra. Në masa të rrepta sigurie Veliaj është nisur me furgonin e policisë, i shoqëruar edhe nga efektivë të burgjeve. Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese njoftoi më herët praninë e Veliajt në seancë, pasi kishte shprehur vullnetin e tij. Gjykata kërkoi nga Drejtoria e Burgjeve marrjen e masave për shoqërimin e tij nga paraburgimi i Durrësit, ku ndodhet prej muajit shkurt, si edhe SPAK-un. Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave e shkarkoi Veliajn pas propozimit të Këshillit Bashkiak duke u mbështetur  me argumentin se...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                   