“Ka shkelur 7 ligje”, diskutohet sot kërkesa e PD-së për shkarkimin e Begajt

“Ka shkelur 7 ligje”, diskutohet sot kërkesa e PD-së për shkarkimin e Begajt

Në orën 10:00 të paradites së sotme 31 tetor, Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike pritet të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, me argumentin se ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës”. Kërkesa e opozitës u depozitua më 15 tetor në Kuvend dhe përmban shtatë akuza konkrete ndaj kreut të shtetit. Sipas PD-së, Begaj ka vepruar në kundërshtim me ligjin në disa raste, përfshirë dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë, ndërhyrjen në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe dekretimin e ligjit për Komisionet Hetimore, pa respektuar procedurat. Një tjetër pikë e debatueshme është dekretimi i ashtuquajturës “ministre virtuale” Diella, si dhe akuzat se presidenti nuk ka ndërhyrë për të ndaluar përfshirjen e trupës diplomatike dhe stafit...