“21 janari”/ Frrok Çupi: Basha, pjesë e krimit. Berisha është fajtori kryesor

“21 janari”/ Frrok Çupi: Basha, pjesë e krimit. Berisha është fajtori kryesor

Analisti Frrok Çupi thotë se Lulzim Basha është pjesë e krimit, lidhur me 4 vrasjet e 21 janarit 2011. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se Sali Berisha është fajtori kryesor për këtë vrasje. “Besoj se është hapur dera kryesore e drejtësisë. Populli shqiptar, shpresa e tij, merr drejtimin e duhur. Lulzim Basha është pjesë e këtij krimi shumë të madh. Vriten nga qeveria 4 protestues, plagosen deri në kufijtë e vdekes, mbi 130 të tjerë. Thyhet drejtësia, prishen provat dhe vrasësit marrin përpjetë në ofiqet zyrtare. Veprimi i sotëm i Sali Berishës dëshmon se është fajtori kryesor. Berisha e ka marrë vesh, sepse informacioni i SPAK rrjedh. Ai e ka marrë vesh pardje se do të hapet...