Veliaj sot para Kushtetueses! Del nga paraburgimi për të marrë pjesë në seancën ku shqyrtohet ankimimi për shkarkimin e tij nga detyra

Veliaj sot para Kushtetueses! Del nga paraburgimi për të marrë pjesë në seancën ku shqyrtohet ankimimi për shkarkimin e tij nga detyra

Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancën që do të zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Ai pritet të lërë ambientet e paraburgimit të Durrësit rreth orës 08:30 minuta, për tu paraqitur në orën 09:30 minuta në Kushtetuese. Kujtojmë se rreth një muaj më parë, Erion Veliaj kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiaku i Tiranës nga Këshilli i Ministrave. Ky hap i Veliajt bllokoi automatikisht zgjedhjet e parakohshme për kryeqytetin që do të mbahen në datën 9 nëntor, deri në vendimin e Gjykatës. Seanca e sotme do të jetë e hapur për publikun dhe do të transmetohet në kohë reale. Çfarë ndodhi Në Asamblenë Socialiste të 11 shtatorit, kryesocialisti Edi Rama lajmëroi nevojën për zgjedhje të parakohshme...