‘Sytë’ nga Kushtetuesja! Erion Veliaj del në publik pas 9 muajve në qeli, a do të hapet rruga për zgjedhjet në Tiranë

‘Sytë’ nga Kushtetuesja! Erion Veliaj del në publik pas 9 muajve në qeli, a do të hapet rruga për zgjedhjet në Tiranë

Erion Veliaj TIRANË-Gjykata Kushtetuese mban sot seancën publike për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, për shkarkimin e tij, si dhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet. Ish-kryebashkiaku i Tiranës pas rret 9 muajsh në burg, gjatë ditës së sotme do të lërë për disa orë qelinë, për t’u paraqitur personalisht në Gjykatë. Seanca do të jetë publike dhe Veliaj do të dëgjohet për qëndrimin e tij në lidhje me shkarkimin nga posti. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të japë edhe zgjidhjen për zgjedhjet e Tiranës, të cilat parimisht do të mbaheshin në 9 nëntor. Por çfarë ndodhi? Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 25 shtator, me vendim të Këshillit të Ministrave...