Shkarkimi i Begajt/Komisioni i Ligjeve diskuton sot për kërkesën e PD-së pretendojnë 7 shkelje të kryera nga presidenti

Shkarkimi i Begajt/Komisioni i Ligjeve diskuton sot për kërkesën e PD-së pretendojnë 7 shkelje të kryera nga presidenti

Sot në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratës Publike, që nis në orën 10:00, do të diskutohet kërkesa e PD-së për shkarkimin nga detyra, me akuzën se ka shkelur rëndë Kushtetutën. Demokratët depozituan më 15 tetor në Kuvend kërkesën për shkarkimin duke renditur 7 shkelje, nga dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë, kërkesa e presidentit në Kushtetuese për sqarimin e mandatit të anëtarëve të kësaj gjykate, dekretimi i Diellës si ministre, dekretimi i ligjit për komisionet hetimore, apo edhe akuzat se lejoi përfshirje të trupës diplomatike dhe kabinetit të tij në zgjedhje për PD-në janë arsye që Begaj të mos jetë më kreu i shtetit. Po ashtu, PD pretendon se Begaj rezulton i punësuar në një klinikë private në Tiranë, si edhe ka favorizuar...