“U shfaq në tarracën e Kryeministrisë në 21 Janar!”/ Klodiana Lala zbulon pse u thirr Lulzim Basha në SPAK

“U shfaq në tarracën e Kryeministrisë në 21 Janar!”/ Klodiana Lala zbulon pse u thirr Lulzim Basha në SPAK

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar se përse u thirr Lulzim Basha në SPAK. Lala tha se bëhet fjalë për hetimet që po zhvillohen për zbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës, njërit prej protestuesve të 21 Janarit. Sipas gazetares, ka disa momente kyç që mund të sjellin zbardhjen e ngjarjes. Lala tha se Basha si Ministër i Brendshëm, është thirrur për të dhënë sqarime. “Lulzim Basha iu përgjigj fletëthirrjes së firmosur nga prokurori Alfred Shehu. Është regjistruar procedim penal për katër vrasjet e protestuesve në 21 janar. SPAK po heton për disa vepra penale. E veja e Aleks Nikës, iu drejtua SPAK dhe kërkoi hetim të zurtarëve që sipas saj janë përfshirë në vrasjen e bashkëshortit. Nëse ju kujtohet, gjatë procesit, u dënuan për vrasjen e Ziver...