Veliaj lë sot qelinë për disa orë! Paraqitet në Kushtetuese, shqyrtohet ankimimi për shkarkimin nga detyra

Veliaj lë sot qelinë për disa orë! Paraqitet në Kushtetuese, shqyrtohet ankimimi për shkarkimin nga detyra

Erion Veliaj do të dalë sot 31 tetor, nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku ndodhet prej muajit shkurt, për të marrë pjesë personalisht në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese. Seanca, e cila pritet të nisë në orën 10:00, do të shqyrtojë ankesën e tij ndaj vendimit të qeverisë, që e shkarkoi nga posti i kryebashkiakut të Tiranës. Gjykata Kushtetuese ka miratuar kërkesën e Veliajt për të qenë i pranishëm dhe i ka kërkuar Drejtorisë së Burgjeve dhe SPAK-ut të marrin masat për transportin dhe sigurinë e tij gjatë zhvillimit të seancës. Qeveria e shkarkoi Veliajn më 25 shtator, duke u mbështetur në nenin 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, pasi ai nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj. Vetëm pak...