Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            LIVE/ Shkarkimi i Veliajt, Kushtetuesja shqyrton sot shkarkimin e kryebashkiakut nga Qeveria dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë
                            Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra. Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00, teksa Gjykata ka njoftuar ish-kryebashkiakun të jetë i pranishëm nëse e vlerëson të arsyeshme. Për këtë qëllim Kushtetuesja ka njoftuar edhe Drejtorinë e Burgjeve për seancën që do të mbahet sot. Në seancë do të shqyrtohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë, dekret i pezulluar pak javë më parë nga Kushtetuesja. Top Channel
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                       