Veliaj lë qelinë, Klodiana Lala tregon ç’ndodh sot në Gjykatën Kushtetuese

Veliaj lë qelinë, Klodiana Lala tregon ç’ndodh sot në Gjykatën Kushtetuese

Ditën e sotme, do të nisë seanca e paralajmëruar e Gjykatës Kushtetuese, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se Veliaj kundështon shkarkimin nga detyra nga Këshilli Bashkiak e qeveria si dhe dekretin e presidentit Begaj për të shpallur zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. Lala shpjegoi se ç’pritet të ndodhë në GJK. “Nesër kemi dy ngjarje të rëndësishme, një në GJykatën Kushtetuese, ku zoti Veliaj do të lërë qelitë e paraburgimit, do të shkojë në GJK, të japë qëndrimet. Por nesër në 15:00 do të paraqitet zonja Balluku. Besoj se për shkak të peshës së tyre brenda PS, patjetër do të ketë interes. Detajet, provat, mënyra si zonja Balluku do të sillet, qëndrimi që...