Pse Selena Gomez zgjedh shpesh të largohet nga rrjetet sociale?

Pse Selena Gomez zgjedh shpesh të largohet nga rrjetet sociale?

Selena Gomez ishte organizatore e galës së tretë vjetore të bamirësisë së Rare Impact Fund, ku shëndeti mendor ishte në krye të listës së prioriteteve të saj, dhe në deklaratat që bëri, ajo argumentoi se është shumë e rëndësishme që njerëzit të bëjnë pushime nga mediat sociale. Eventi i bamirësisë së Rare Impact Fund në Los Angeles u mbajt në mbështetje të Rare Impact Fund, të cilin këngëtarja dhe aktorja e themeloi në vitin 2020 me qëllim mbledhjen e 100 milionë dollarëve për organizatat që forcojnë aksesin global në shërbimet e shëndetit mendor dhe arsimin për të rinjtë. Jimmy Kimmel ishte organizator i mbrëmjes dhe Laufey dhe The Marías morën pjesë. Gomez tha në fillim të eventit se pavarësisht faktit që ajo ka folur publikisht...