Burimi: 
								Monitor.al
								
							
                                    Foto © Monitor.al                                
                            Banka Botërore: Rritja e PBB-së nuk ka prodhuar normat e duhura të punësimit
                            Ekonomia e Shqipërisë është rritur në mënyrë të qëndrueshme në dy dekadat e fundit, por kjo rritje nuk ka gjeneruar punësimin e duhur.Ky është konkluzioni i Bankës Botërore, në një raport mbi rishikimin ekonomik të vjeshtës në rajonin ECA që përfshin 31 vende të Europës Lindore, Ballkanit, Kaukazit dhe Azisë Qendrore.Ndërmjet 2000 dhe 2023 ekonomia e vendit tonw është rritur mesatarisht 3%–4% në vit, ndërsa punësimi me afërsisht 0.8-1% në vit. Kjo tregon se, ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur rritje të qëndrueshme, aftësia e saj për të gjeneruar vende pune ka qenë mesatare.Për çdo 1% rritje ekonomike, punësimi është zgjeruar 0.15–0.2%, shumë më i ulët se në vende si Turqia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut, të cilat kanë përfituar më shumë në krijimin...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                        