Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							 
                                
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Dy gola në një pjesë loje, sulmuesi i larguar nga Superiorja nuk di të ndalet në Kupë
                            Piter Itodo Mandelës i është dashur pak kohë që të kthehet vendimtar në radhët e klubit të Metalist 1925 në Ukrainë. Sulmuesi i cili u largua nga Dinamo në verë për t’u transferuar te klubi ukrainas, po bën mjaft mirë atje dhe po shënon me rregullsi. Sot, ai ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës në ndeshjen e Kupës së Ukrainës përballë Ahrobiznes Voloçisk, në ndeshjen që siguronte një biletë për në çerekfinalet e turneut. Që në minutën e 5-të, ai la shenjën e tij në këtë ndeshje, me një gol ku u desh të tentonte dy herë portën, pasi u ndal fillimisht në vijën fatale. Në fundin e pjesës së parë, ai ia doli të çonte shifrat në rezultatin e përkohshëm 3-0, me një...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                   