Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Mazniku tregon kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale
                            Mazhoranca synon që deri në muajin korrik të vitit 2026, çështja e Reformës Territoriale të jetë e zgjidhur. Kështu u shpreh këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Arbjan Mazniku, deputeti socialist dhe ish-ministri i shtetit për Pushtetin Vendor. “Synojmë që deri në korrikun e 2026 të zgjidhim reformën”, tha Mazniku sipas të cilit qëllimi është që zgjedhjet lokale të vitit 2027 të zhvillohen me skemën e re administrative. Mazniku tha se edhe sipas praktikave europiane qëllimi është që reforma të mbyllet një vit para zgjedhjeve për të kapur vitin 2027 ose përndryshe do të pritet të implementohet për zgjedhjet e 2031. Gjithsesi, sipas tij, Shqipëria duhet të jetë gati, pasi shprehu bindjen se në vitin 2029 do të ratifikohet anëtarësimi i Shqipërisë...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   