Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Gjergji Nika: Do ketë surpriza të mëdha në Vlorë, më mbështet gjithë struktura e PD-së
                            Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika, është shprehur se në zgjedhjet e 9 nëntorit do të ketë surpriza. Komentet Nika i bëri në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se nëse do të ketë një ndërgjegjësim qytetar, Vlora thyhet kollaj. Nika tha gjithashtu se në garën për Bashkinë e Vlorës mbështetet nga qytetarët, nga demokratët dhe militantët e PD-së, si dhe nga gjithë struktura e Partisë Demokratike. Ai shtoi po ashtu se ka pasur lojëra dhe presione politike në mënyrë që ai të mos regjistrohej në zgjedhje, por në fund sipas tij, Kolegji Zgjedhor vendosi 5 me 0 që ai të vijonte garën. “Unë kam një mission për të fituar Bashkinë e Vlorës,...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   