Burimi: 
								Zeri.ai
								
							 
                                
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            Aksion “blic” në Vlorë, policia “krehin” makinat luksoze dhe me xhama të zinj
                            VLORË- Një aksion i befasishëm është zhvilluar mbrëmjn e sotme nga forcat e rendit në zonën e Skelës në Vlorë. Policia ka ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të zonës, duke ndaluar për verifikim automjetet luksoze dhe ato me xhama të zinj.  Burime bëjnë me dije se kontrollet fokusohen tek personat me precedentë penalë, ata në kërkim, si dhe tek qytetarët që mund të mbajnë armë të ftohta apo armë zjarri pa leje. Operacioni për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe forcimin e rendit publik në Vlorë, pritet të vijojë edhe në zonat e tjera të qytetit bregdetar.  Operaconi i befasish po zhvillohet qëllim rritjen e sigurisë publike pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një 17-vjeçar, i përplasur nga një automjet tip “Porsche”.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   