Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Nuk kam dhënë asnjë urdhër”, Basha në SPAK për 21 Janarin, gazetarja jep detaje nga dëshmia e tij
Këtë të enjte Lulzim Basha kaloi i vetëm pragun e Prokurorisë së Posaçme, më shumë se një vit pas regjistrimit të hetimeve për tragjedinë e 21 janarit. Basha u pyet në cilësinë e deklaruesit, ndërsa është në listën e të kallëzuarve nga familja e Aleks Nikës. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha zbuloi në “Top Story” se çfarë ka deklaruar ish-kreu i PD para prokurorëve të posaçëm. “Lulëzim Basha ka pohuar se nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe se ka zbatuar detyrën. Jo zyrtarisht më është thënë kjo deklaratë e Bashës, do më duhet ta konfirmoj sërish. Ajo që më është thënë “së shpejti, pa konfirmuar datën dhe ditën, mund të thirret si deklarues edhe ish-kryeministri Sali Berisha”-tha gazetarja. Hoxha shtoi se i pranishëm ishte...