Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Toni Gogu: Komisionet nuk janë kinema, opozita po kërkon “Babalen 2”
Në një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe me tone ironike në Kuvend, këtë të enjte, 30 tetor, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka akuzuar opozitën për përpjekje për të kthyer komisionet hetimore në spektakël. Ai iu referua debatit për komisionin e kërkuar nga opozita për çështjen McGonigal. “Më në fund gjetët një amerikan që e doni, shumë mirë bëni. Komisionet hetimore s’mund të kthehen në kinema e kinostudio, s’mund të krijojnë Babalen 2 dhe e patë akuzat se si i merr era. Kjo çështje që e keni sjellë nuk është as shqiptare, as e re, as e ndershme. Ju, në hallin e madh që ju ka zënë, në vend që të ngrini një komision hetimor për të shikuar paratë tuaja që përfunduan...