Burimi: 
								Syri.net
								
							 
                                
                                    Foto © Syri.net                                
                            Vokshi: Refuzimi i Komisionit Hetimor për 11 Majin, pranim i krimeve zgjedhore nga socialistët
                            Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar sot në parlament se nëse socialistët nuk votojnë pro ngritjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit, kjo nënkupton një pranueshmëri indirekte të kryerjes së krimeve zgjedhore. 'Bëni transparente atë që kanë ndodhur dhe të gjitha gjetjet t’i përdorim për propozime ligjore, amendime ligjore dhe që t’i përdorim edhe në komisionin e ri të reformës. Ne sot kërkojmë një komision hetimor jo për PD. E kërkojmë për Shqipërinë, sepse pa zgjedhje të lira nuk ka ekonomi, nuk ka drejtësi, nuk ka të ardhme. Ky komision është testi i vërtetë i demokracisë në Shqipëri. Nëse ju e refuzoni këtë komision, ju keni pranuar se keni vjedhur zgjedhjet', tha Vokshi. Deklarata e saj vjen ndërsa opozita ka kërkuar...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   