Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            11 Maji/ PD kërkon hetim, Vokshi: Kush nuk e voton…
                            Në Kuvend, Albana Vokshi u shpreh se nëse socialistët nuk votojnë pro ngritjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit, nënkupton se ata pranojnë në mënyrë indirekte që kanë kryer krime zgjedhore. “Bëni transparente atë që kanë ndodhur dhe të gjitha gjetjet t’i përdorim për propozime ligjore, amendime ligjore dhe që t’i përdorim edhe në komisionin e ri të reformës. Ne sot kërkojmë një komision hetimor jo për PD. E kërkojmë për Shqipërinë, sepse pa zgjedhje të lira nuk ka ekonomi, nuk ka drejtësi, nuk ka të ardhme. Ky komision është testi i vërtetë i demokracisë në Shqipëri. Nëse ju e refuzoni këtë komision, ju keni pranuar se keni vjedhur zgjedhjet”,- tha Vokshi.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   