AMP arreston në flagrancë policin që shkaktoi aksident me një të dëmtuar në Tiranë

AMP arreston në flagrancë policin që shkaktoi aksident me një të dëmtuar në Tiranë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Sektori i Mbikëqyrjes për Strukturat e Veçanta në Drejtorinë e Hetimit) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., i cili shërbente si Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, sipas nenit 291 të Kodit Penal. Arrestimi u bë pasi gjatë drejtimit të automjetit, I. Q. ka goditur nga pas një tjetër mjet, duke shkaktuar dëmtime tek shtetasja P. K. Gruaja u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Testi i alkoolit tregoi se punonjësi kishte nivel prej 0.94 mg/l. Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Agjencia...