Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							 
                                
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Ish-kryeministri grek Karamalis në Këlcyrë, homazh te varrezat greke: Aty ku mijëra ushtarë grekë dhanë jetën për një besim, për një ide, për një komb
                            Ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis ka bërë një ndalesë përkujtimore në jug të Shqipërisë, në zonën e Këlcyrës, pranë varrezave të ushtarëve grekë. Foto u postua nga bashkëshortja e tij, mjekja Natasa Pazaïti, e cila shpërndau në rrjete sociale. Në përshkrimin që shoqëronte foton, Pazaïti shkruan: “Tepelenë – Këlcyrë – Vouliarates. Aty ku mijëra ushtarë grekë dhanë jetën për një besim, për një ide, për një Komb. Për të gjithë ne. I falënderojmë dhe i nderojmë.” Mesazhi është tipik për narrativën e Athinës për varrezat ushtarake greke në Shqipërinë e jugut, të cilat prej vitesh kanë qenë mollë sherri mes Athinës dhe Tiranës.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                   