Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin
Ylli i futbollit argjentinas dhe tetë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Lionel Messi, ka thënë se shpreson të luajë në Kupën e Botës 2026, megjithëse pranon se shëndeti i tij do të diktojë rolin në këtë garë. Në një intervistë me NBC News, 38-vjeçari la të kuptohej se do të luante në garën më të madhe të futbollit, e cila do të zhvillohet verën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, vetëm nëse është 100 përqind në formë. “Do ta vlerësoj këtë çdo ditë kur të filloj parasezonin vitin e ardhshëm me Interin (Miami) dhe do të shoh nëse mund të jem vërtet 100% i gatshëm, nëse mund të jem i dobishëm për grupin, për ekipin kombëtar dhe pastaj do të marr një...