Ja çfarë ndodhi gjatë arrestimit të Metës – Ballanca reagon ndaj pretendimeve për dhunë

Ja çfarë ndodhi gjatë arrestimit të Metës – Ballanca reagon ndaj pretendimeve për dhunë

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca iu përgjigj akuzave të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ndaj institucioneve të drejtësisë për mënyrën e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta. Ballanca tha se institucioni që ajo drejton nuk ka gjetur shkelje të institucioneve të drejtësisë dhe jo të gjitha pretendimet që dolën në media qëndronin. Avokatja e Popullit tha se nuk kishte dallime në uniformën e përdorur nga forcat speciale. “Nuk kemi gjetur shkelje të institucionit të drejtësisë. Kemi mandat të kufizuar për sa i përket institucionit të drejtësisë. Sa i përket policisë së shtetit, kemi gjetur disa shkelje. Jo të gjitha pretendimet e paraqitura në media kanë qenë të bazuara. Ajo që kemi identifikuar është që mënyra e ndalimit është në kundërshtim me...