Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Avokatja e Popullit në Kuvend: Arrestimi i Ilir Metës u bë në kundërshtim me ligjin
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka raportuar në Kuvend për vitin 2024. Ajo është pyetur në lidhje me arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas saj, arrestimi i Metës është bërë në kundërshtim me ligjin. ‘Kemi gjetur disa shkelje nga policia, në rastin e arrestimit të Metës. Mënyra e ndalimit është bërë në kundërshtim të ligjit, sepse nuk është ruajtur dinjiteti i Ilir Metës. Jo vetëm në rastin e Metës, por për çdo njeri, do të kishte shkelje, nëse do ndalohej në atë mënyrë. Nuk kishte asnjë justifikim nga ana e policisë për përdorimin e forcave speciale’, u shpreh ndër të tjera, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në Kuvend.