“Balluku nuk mund t’i shmanget drejtësisë”, Burimi paralajmëron zhvillime të afërta në SPAK: Është vetëm çështje kohe..

“Balluku nuk mund t’i shmanget drejtësisë”, Burimi paralajmëron zhvillime të afërta në SPAK: Është vetëm çështje kohe..

Analisti Genc Burimi, gjatë komunikimi të drejtpërdrejtë në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus tek hetimet e nisura nga SPAK ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Burimi u shpreh se thirrja e Ballukut në SPAK është e pashmangshme dhe se çështja është vetëm kohë kur ajo do të paraqitet për të dhënë shpjegime.“Balluku do të shkojë në SPAK, është çështje kohe. Nëse jo nesër, do të shkojë një ditë. Balluku nuk mund t’i shmanget SPAK-ut. Është zëvendëskryeministre dhe ministre për një kohë të gjatë dhe përfaqëson një moral të lartë,” deklaroi Burimi. Ai shtoi gjithashtu se ndryshe nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është larguar nga vendi, e ka të vështirë të imagjinojë që...