Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Balla tallet me kandidatin e opozitës në Tiranë: Morët ‘zarin’ e Zenit e bëtë ‘kukullën’ e Saliut
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka ironizuar kandidatin e pavarur për Tiranën, Florian Binaj i cili mbështetet nga opozita. Gjatë fjalës në Kuvend, Balla iu përgjigje me ironi ndërhyrjeve të Belind Këlliçit gjatë fjalës së tij duke i thënë se PS synon që ta thellojë diferencë në kryeqytet nga 40 mijë vota që e kishin me Këlliçin në 80 mijë vota. “Ju e dini si dilni me ne në Tiranë. E para: objektivin e kemi t’jua dyfishojmë diferencën. Nga 40 që e kishim me ty, do ta çojmë në 80 diferencën, sepse Tirana voton Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, tha Balla. Duke iu referuar faktit që kandidati Binaj ishte edhe moderator i televizionit të familjes Berisha, Balla tha se Binajn nga zarin e Shkëlzen Berishës e kthyen në kukullën e Sali Berishës. “O Belind, Tirana voton Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, dhe Ogerta Manastirliu është njeriu i...