Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Mark Pashku, pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”
Pjesë e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” do të jetë prozatori Mark Pashku. Mark Lucgjonaj, i njohur me emrin e pendës si Mark Pashku, studimet themelore universitare i ka mbaruar në Fakultetin e Filologjisë-Universitetin e Prishtinës, drejtimi Letërsi shqipe, ndërsa ato post-diplomike, master, i ka përfunduar në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, për etnologji dhe letërsi. Ai është autor i këtyre veprave të vlerësuara artistike: “Zhurma e mendimeve”, poezi, (2014), i përkthyer në gjuhën malazeze, “Fshati i heshtjes”, roman, (2016), i përkthyer në gjuhën gjermane, “Ligji i maskave”, roman, (2017), “Humbja”, roman, (2022), fitues i çmimit prestigjioz “Rexhai Surroi”, i përkthyer në gjuhën angleze, franceze dhe malazeze, “Livia”, roman, (2024). Mark Pashku është një nga zërat e çmueshëm të gjeneratës...