Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Jemi Posta Shqiptare”/ Policia e Shtetit jep alarmin: Kujdes nga këto mesazhe, mos i klikoni asnjëherë
Policia e Shtetit, me anë të një postimi në rrjetet sociale iu ka kërkuar qytetarëve të tregojnë kujdes nga mesazhet mashtruese që imitojnë faqen zyrtare të Postës Shqiptare apo të subjekteve të ndryshme. Në njoftim, thuhet se po qarkullojnë mesazhe, linqe të rremë që kërkojnë nga përdoruesit të dhënat e tyre personale dhe bankare. Policia deklaron se këto linqe të rremë kanë për qëllim përfitimin e paautorizuar të të dhënave personale, numrave të kartave bankare apo kodeve të aksesit në llogari online. NJOFTIMI: Policia e Shtetit informon qytetarët që të tregojnë kujdes nga mesazhet mashtruese që imitojnë faqen zyrtare të Postës Shqiptare apo të subjekteve të ndryshme. Së fundi po qarkullojnë mesazhe dhe lidhje (linqe) të rreme, që imitojnë faqen zyrtare të Postës Shqiptare dhe...