Lulzim Basha paraqitet në SPAK, do të pyetet si person në dijeni për dosjen e “21 Janarit” (VIDEO)

Lulzim Basha paraqitet në SPAK, do të pyetet si person në dijeni për dosjen e “21 Janarit” (VIDEO)

lulzim basha TIRAnË- Ish-kreu i Partisë Demokratike dhe aktualisht kryetar i Partisë Demokratët Euroatlantik, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e GJKKO-së. Basha ka hyrë në godinën e SPAK rreth orës 16:00, burime bëjnë me dije se Basha është thirrur si person në dijeni për dosjen e “21 Janarit” që po hetohet nga SPAK.  Mësohet se ai do të japë shpjegime lidhur me tragjedinë e 21 janarit 2011. Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues. Ende nuk dihen më shumë detaje, ndërsa pritet që ai të prononcohet për mediat. Çfarë ndodhi më 21 janar? Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe...