Lufthansa shpallet “Linja më e Mirë Ajrore e Europës” për të dytin vit radhazi

Lufthansa shpallet “Linja më e Mirë Ajrore e Europës” për të dytin vit radhazi

Linja ajrore gjermane Lufthansa është vlerësuar sërish me titullin “Europe’s Leading Airline” në World Travel Awards 2025, të mbajtur javën e kaluar në Sardenjë, Itali, çmime që njihen si çmimet “Oscar” të turizmit.Kjo është hera e 13-të që Lufthansa fiton këtë titull që prej fillimit të ndarjes së çmimeve në vitin 1993, ndërsa periudha 2011–2016 ka qenë një seri e pandërprerë fitimesh. Këtë vit, ajo mori edhe çmimet për “Linjën më të Mirë në Klasën Ekonomike” dhe “Markën më të Mirë Ajrore”.Lufthansa fluturon drejt më shumë se 200 destinacioneve në mbarë botën dhe renditet e dyta në Europë për numrin e pasagjerëve, pas Ryanair.Brenda Grupit Lufthansa bëjnë pjesë edhe kompani si Swiss International Air Lines, Brussels Airlines, Austrian Airlines, Eurowings, Edelweiss Air, Air Dolomiti dhe...