Lulzim Basha shkon në SPAK

Lulzim Basha shkon në SPAK

Kreu i demokratëve euroatlantikë dhe ish-kreu i selisë blu, Lulzim Basha është paraqitur këtë pasdite të së enjtes në ambientet e SPAK-ut. Thuhet se Basha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, për të dëshmuar për 21 Janarin, si person që ka dijeni. Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para Kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues.