Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
(VIDEO) Hetimet për 21 Janarin, Lulzim Basha paraqitet në SPAK
Për herë të parë, që kur SPAK nisi hetimet për 21 Janarin, kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, është paraqitur në ambientet e SPAK pasditen e sotme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Basha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, për të dëshmuar për 21 Janarin, si person që ka dijeni. Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut që e quajti qartë krim shtetëror i hapi rrugë hetimeve nga SPAK, duke regjistruar procedimin penal me datë 15 korrik 2024, edhe pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, për 3 vepra penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të...