Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Seanca për shkarkimin e tij, në çfarë ore do të paraqitet Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese
Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancën që do të zhvillohet ditën e nesërme në Gjykatën Kushtetuese. Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene mëson se Veliaj do të lërë ambientet e paraburgimit të Durrësit rreth orës 08:30 minuta, për tu paraqitur në orën 09:30 minuta në Kushtetuese. Kujtojmë se rreth një muaj më parë, Erion Veliaj kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiaku i Tiranës nga Këshilli i Ministrave. Ky hap i Veliajt bllokoi automatikisht zgjedhjet e parakohshme për kryeqytetin që do të mbahen në datën 9 nëntor, deri në vendimin e Gjykatës. Në ankimimin e dërguar në Kushtetuese, kryebashkiaku i shkarkuar iu referua nenit 62, i cili thekson se mungesa e tij në detyrë prej më shumë se...