Rinis seanca për dosjen ‘Gërdeci’/ Përplasje të ashpra në gjyq mes palëve: Mos më trego mua se kam 15 vjet që po duroj

Rinis seanca për dosjen ‘Gërdeci’/ Përplasje të ashpra në gjyq mes palëve: Mos më trego mua se kam 15 vjet që po duroj

Në Gjykatën e Posaçme ka rinisur seanca për dosjen e Gërdecit, ku i pandehur është ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me shpërthimin tragjik të vitit 2008 që shkaktoi 26 viktima, mes tyre edhe fëmijë. Seanca u shoqërua me debate të ashpra mes trupës gjykuese, palës mbrojtëse, prokurorisë dhe familjeve të viktimave. Shkak u bë kërkesa e Mediut për të revokuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte pranuar si palë në proces familjen Durda, që humbi djalin e vogël, Edisonin, në shpërthim. Avokati i Mediut, Ardian Visha, kërkoi përjashtimin e gjyqtares dhe ndërprerjen e seancës, duke pretenduar se ajo nuk kishte marrë masa ndaj fyerjeve që, sipas tij, kishin ardhur nga pala e viktimave.“Zonja gjyqtare, kërkojmë përjashtimin tuaj...