Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gati projekti për aksin hekurudhor Rrogozhinë – Pogradec, ja kur përfundon
Aksi hekurudhor Rrogozhinë – Pogradec, pjesë e korridorit VIII është në fazën e përgatitjes së projektit të detajuar, që pritet të përfundojë në mars 2027. Detajet për TV SCAN janë bërë me dije nga Hekurudha Shqiptare, duke specifikuar se ky proces financohet nga një grant i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF). “Me përfundimin e kësaj asistence teknike, e cila përkon dhe me maturimin e projektit në fjalë, do të vijohet me aplikimin për grant dhe më pas me marrëveshjet e kredive me Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, – bëri me dije Hekurudha Shqiptare. Kjo strukturë financimi është ndjekur edhe me aksin tjetër hekurudhor të korridorit VIII, Durrës – Rrogozhinë. Për këtë segment, që ka një gjatësi prej...